Rajmonda Vuçini është përkthyesja që ka sjellë në shqip “I huaji” i Albert Kamy. Para 25 vitesh, ky ka qenë botimi i parë privat në Shqipërinë post komuniste nga shtëpia botuese e parë private “Fan Noli”.

Si një kremtim që shënjon historinë e librit dhe kulturës në Shqipëri, shënjon edhe gjurmën që një akt i mirë përkthimi lë në shoqëri.

“Kur ma propozuan, mora guximin ta pranoja pasi më dukej se atë libër e kisha bërë timin”, thotë përkthyesja.

Rajmonda kujton se kjo ka qenë një ngjarje e madhe 25 vite më parë, si një akti i mirëfilltë kundër censurës dhe jashtë kontrollit shtetëror.

“Kishte një etje të madhe për librin e huaj, ishte e vështirë ta gjeje”, thotë Rajmonda.

Si një botim që çeli rrugën e botimeve të para të lira në Shqipëri, lexuesi kishte etje jo vetëm për lirinë, por edhe për një autor të madh si Kamy dhe letërsi moderne.

“Libri është shitur dhe unë jam befasuar. Kam pasur raste që kam takuar njerëz të njohur dhe më ka thënë se çdo familje e ka blerë atë libër. Pas kaq shumë vitesh ndjehem mirë që isha unë që e përktheva këtë libër”, shprehet Rajmonda Vuçini.

Biblioteka Kombëtare ka sjellë në fokus këtë kujtim, duke nxjerrë në pah se si novelisti francez ka ardhur thjesht dhe bukur në shqip, pavarësisht stilit të të ftohtë të “të huajit”.

Top Channel