Sulme të reja në Liban, të paktën 11 të vrarë në bastisjet izraelite në jug të vendit dhe pranë Bejrutit
Britania e Madhe ka njoftuar se do të dërgojë anijen luftarake HMS Dragon në Lindjen e Mesme, në kuadër të përgatitjeve për një operacion të mundshëm shumëkombësh që synon mbrojtjen e anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
HMS Dragon, një shkatërrues i specializuar për mbrojtje ajrore, ishte vendosur më herët në Mesdheun Lindor në muajin mars, menjëherë pas nisjes së sulmeve ajrore kundër Iranit, duke kontribuar në mbrojtjen e Qipros.
British Royal Navy destroyer joining 'freedom of navigation' mission in Strait of Hormuz to unlock commercial shipping https://t.co/Tf47qkBFbX pic.twitter.com/hfngyu5gfG
— New York Post (@nypost) May 9, 2026
Vendimi i Britanisë për ta zhvendosur anijen në Lindjen e Mesme vjen pak pasi France vendosi grupin e saj të sulmit me aeroplanmbajtëse në jug të Detit të Kuq. Dy vendet po bashkëpunojnë për një plan mbrojtës që synon rikthimin e sigurisë dhe besimit në rrugët tregtare detare në rajon.
Lëvizjet ushtarake vijnë në një moment tensionesh të larta në Gjirin Persik dhe në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të energjisë dhe tregtinë ndërkombëtare.
Top Channel