Detaje nga vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Autori në kërkim, dëshmon 31-vjeçari që u vetëdorëzua dje: U konfliktuam me Viktor Rucin për paratë e një ‘beach bar-i’

09/05/2026 10:58

Të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Sarandë i plagosuri, Kostandin Vogli, në dëshminë e dhënë para hetuesve ka deklaruar se konflikti me Viktor Ruçi, autorin e dyshuar të shpallur në kërkim, ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me administrimin e një beach bar-i.

Sipas dëshmisë së tij, Vogli ka treguar se më herët kishte qenë i arrestuar dhe, gjatë kohës që vuante dënimin, Ruçi kishte larguar vëllain e tij nga biznesi, duke përshkallëzuar konfliktin mes tyre. Ai ka theksuar se përplasjet kishin në qendër ndarjen e të ardhurave nga aktiviteti dhe moszbatimin e marrëveshjes që kishin pasur mes tyre.

“Ne kishim një marrëveshje, por ai nuk e zbatoi. Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit. Ne kishim shkuar për tu sqaruar pasi disa ditë më parë debatuam për këtë çështje dhe nuk arritëm të gjenim një zgjidhje më shmangej dhe atë natë mora vesh që ishte në lokal”, mësohet të ketë deklaruar Vogli.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, sipas tij investimi ishte kryer nga të dy dhe po ashtu edhe fitimet duhet të ndaheshin.

Top Channel