Përshkallëzim i ri në kufirin Izrael-Liban, Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulme ndërkufitare
Një raport i inteligjencës amerikane paralajmëron se Irani mund t’i rezistojë për muaj të tërë bllokadës detare të vendosur nga SHBA-ja ndaj porteve iraniane.
Sipas analizës së Central Intelligence Agency (CIA), Teherani nuk pritet të përballet me pasoja të rënda ekonomike deri në fund të verës, pavarësisht presionit amerikan.
Raporti, i publikuar fillimisht nga The Washington Post, sugjeron se ndikimi i SHBA-së ndaj Iranit mbetet i kufizuar, ndërsa vazhdojnë negociatat për t’i dhënë fund konfliktit.
SHBA vendosi bllokadën detare më 13 prill, pas dështimit të bisedimeve me Iranin për zgjatjen e armëpushimit të arritur më 7 prill. Uashingtoni synon të ushtrojë presion ndaj Teheranit për të ndalur veprimet në Ngushticën e Hormuzit.
Sulmet dhe tensionet në këtë rrugë strategjike detare kanë shkaktuar probleme serioze në tregjet ndërkombëtare, duke ndikuar në transportin e naftës dhe mallrave në nivel global.
Ndërkohë, administrata e Donald Trump pret përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan për një marrëveshje që do t’i jepte fund zyrtarisht luftës.
Top Channel