Mrekullia e Krishtlindjes në Brazil

14/12/2016 00:00

Një familje në jug të Brazilit u bë dëshmitare e një mrekullie Krishtlindjeje. Dy zogj lindën nga vezët në pemën e Krishtilindjes në një shtëpi të Sao Paulos, pasi nëna zog ndërtoi mes degëve të zbukuruar me drita e zbukurime folenë e saj.

Edhe pse ishte frymëzuar pikërisht nga zogjtë për dekorimin e pemës këtë vit, e zonja e shtëpisë Re Braga rrëfen se nuk e kishte imagjinuar kurrë atë që do të ndodhte.

“Ishte befasuese. Nuk e prisja diçka të tillë. Ndërsa unë dekoroja pemën, zogu përgatiste folenë dhe kjo më dhuroi një kënaqësi të veçantë. Tani të tre ata po bëhen gati për t’u larguar”, tha ajo.

Familja i lë gjithmonë dyert dhe dritaret e hapura, në mënyrë që zogjtë të vijnë e të ikin kur të duan. Sipas gruas, kjo ngjarje simbolizonte më së miri mesazhin e Krishtlindjes.

“Krishtlindja simbolizon mirënjohjen për lindjen e Jezu Krishtit, paqen, kuptimin e jetës. Kjo përforcohet me atë që ndodhi në shtëpinë tonë. Jemi shumë të lumtur”.

Top Channel