Babai kthehet nga ushtria si Babagjyshi, vajzat shpërthejnë në lot

14/12/2016 00:00

Dashuria e babit për vajzat dhe e anasjellta është e pakufij, këtë e rikonfirmon edhe një video amatoreje në të cilën një baba ka vendosur t’u bëjë surprizë veten vajzave të tij.

Në pamje dallohet momenti prekës i 2 vajzave të cilat ishin duke pritur babagjyshin, i cili ndërsa u jepte disa dhuratat i pyeste edhe se çfarë do të donin për festat e fundvitit.

E ndërsa disa fëmijë të tjerë filluan të thonë dëshirat e tyre, një prej vajzave fillon të bërtasë “Ai është baba im” dhe i hidhet në qafë babai të saj të maskuar.

Top Channel