Vritet me armë në dasmë balerina shtatzënë

05/12/2016 00:00

Një grua shtatzënë është qëlluar për vdekje gjatë një ceremonie martesore në skenë, pasi nuk pranoi të kërcente me një të ftuar të dehur.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në Punjab të Indisë, ndërsa 25-vjeçarja Kulvinder Kaur është qëlluar me armë gjahu.

Kulvinder, e cila ishte dy muajshe shtatzënë, është qëlluar në kokë të shtunën, ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë pasi ishte transportuar për në spital.

25-vjeçarja punonte si balerinë dhe si koreografe nëpër dasma.

Megjithatë “Times of India” shkruan se vrasje mund të jetë edhe aksidentale, pasi autori mund të ketë tentuar të qëllojë në ajër.

Rasti në fjalë ka nxitur debatin në lidhje me përdorimin e armëve gjatë dasmave dhe ceremonive të tjera festive, ku çdo vit në veri të Indisë kanë humbur jetën shumë persona nga ngjarje të ngjashme.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel