
Ndërkohë që ka 5 javë që ka dalë në tregun muzikor, “Lejla” ka mbizotëruar për 4 javë “The Top List”. Javën e kaluar ajo pësoi një rënie të vogël me një pozicion, duke u renditur në vendin e dytë ndërsa këtë javë, ky projekt muzikor i është rikthyer sërish fronit duke zënë vendin e parë në listën e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Sa i përket 5 këngëve më të nxehta të Top Listës, nuk kemi shumë ndryshime nga java e kaluar, ku vetëm Kida dhe Xhensila me “Uh Baby” kanë pësuar një rënie me 2 pozicione, duke u renditur në vendin e 3-të.
Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është projekti më i ri i Gjikos, “Je shku”, i cili është ngjitur me 25 vende ndërsa si këngët që kanë humbur më shumë pozicione janë “Kings” e Ledri Vulës dhe ” Hop Hop” e Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula, përkatësisht me -12 vende.
Kjo javë ka sjellë disa prurje të reja, ekzaktësisht 5 të tillë, duke përjashtuar nga lista 5 projektet të tjera, të cilat për javë të tëra kanë qenë në këtë renditje.
Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.
Ky është klasifikimi zyrtar, java e 50-të e “The Top List”, Top Awards:
1. Elvana Gjata ft. Capital T & 2PO2 – Lejla
2. Stanaj – Ain’t Love Strange
3. Kida ft. Xhensila – Uh Baby
4. Ledri Vula – A jena mire
5. Getinjo ft. Kida – Ku je
6. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
7. Butrint Imeri – E jona
8. Gjiko – Je shku
9. 2po2 ft. Unikkatil – Kryt Nalt
10. Era Istrefi – Bonbon
11. Majk – Kcen
12. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
13. Xhensila – High Love
14. Ardian Bujupi & Dalool – E embel
15. Tuna – Bermuda
16. Bes aft. Flori – 123
17. Elvana Gjata – Njesoj
18. Mozzik ft. Arta – Kom Dasht
19. Alban Skenderaj – Engjell
20. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
21. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
22. Flori Muamjesi ft. Ledri Vula – Beautiful
23. Samanta – Si Ai
24. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na
25. Ledri Vula – Kings
26. Nora istrefi – Majem
27. Lyrical son – I re pishman
28. Dafina feat Rinor –Bottles Up
29. Capital T ft. Dhurata dora – Bongo
30. Janex ft. Dabo – Wannabe
31. Alban Skenderaj – Duart Lart
32. Vig Poppa ft. Tuna – Zemra jem
33. Flaka Krelani – Fire
34. Gillespie – Aq me ben
35. Venera ft. Lind – Siento amor
36. Keisi – Sa larg
37. Ylli Limani – Pritem se po vi (+3) (10)
38. NRG Band – Mos ma le fajin
39. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
40. Oborri – Alfabeti ecen vete
41. Ermal Fejzullahu – Ai nuk ka me t’dasht si une
42. Adrian Gaxha ft. Franques – My girl
43. Vedat Ademi ft. J Gashi – Thirrem Dashuri
44. Mc Kresha ft. Lyrical Son – Spo ma nin
45. Bojken Lako – Sekret
46. G4Shi – Rose Gold
47. Evi Reci – In my room
48. Lumi B- Aha Aha
49. Aldo ft. Melloquence – Hands Up
50. Sant & Marly – Ne Yo
Top Channel