Aksidenti, ndalohen inxhinieri dhe përgjegjësi i firmës
28/11/2016 00:00
Policia e Vlorës, në lidhje me aksidentin me pasojë humbjen e jetës së një shtetasi ditën e shtunë, ka bërë të mundur ndalimin e dy punonjësve të firmës që kryente punimet në rrugën Skelë-Ujë i ftohtë.
Bëhet fjalë për shtetasit Ilirian Tahmazi, me detyrë Përgjegjes i Sigurimit Teknik dhe Tomorr Cena, me detyrë Inxhinier Zbatues i Projektit.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, policia i ka ndaluar këta persona për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes si dhe për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Top Channel