Edhe pse ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur, në grupin C janë mbyllur llogaritë Barcelona në krye, Manchester City i dyti, Borussia në vend të tretë dhe Celtic në vend të fundit do të jetë renditja përfundimtare e këtij grupi.
Barcelona ka fituar 2-0 ndaj Celtic, duke siguruar matematikisht kualifikimin në 1/8-t e finaleve. Katalanasit e gjetën golin e parë në minutën e 24’ me anë të Messit, ndërsa në të 56’ Suarez fitoi një penallti për katalanasit, e cila u shndërrua në gol gjithashtu nga argjentinasi. Manchester City barazoi 1-1 në fushën e Monchengladbach, me gjermanët do të vazhdojnë më tej në Europa League.
Ndërkohë që në Grupi A, Arsenal-PSG treguan edhe njëherë se janë dy ekipe të barabarta, jo vetëm ndeshja përfundoi e tillë 2-2, por edhe të dy skuadrat kanë të njëtën sasi pikësh, plot 11 të tilla.
Të parët që kaluan në avantazh qenë parisienët me anë të Cavanit në të 18’, por në fund të pjesës së parë Giroud barazon shifrat 1-1 me anë të një penalltie të fituar nga Sanchez.
Pjesën e dytë kanë qenë britanikët që kanë kaluar në avantazh pas një autogoli të Verrattit në të 60’, por edhe goli ibarazimit ka ardhur me autogol. Ka qenë Iwobi ai që në të 77’ ka devijuar topin për në portën e tij, duke shënuar kështu edhe shifrat 2-2.
Po barazim ka përfunduar edhe ndeshje mes dy vendeve të fundit në grupin A, Ludogorets-Basel që shkojnë në kuotën e dy pikëve, pikë që i kanë marrë në përballjet mes tyre.
Top Channel