Harxhon 100.000 £ për t’u dukur si Barbi
09/11/2016 00:00
Një grua e cila ka shpenzuar mbi 100.000 paund për t’u dukur si idhulli i saj, Barbi, ka deklaruar se do të divorcohet nga bashkëshorti i saj nëse ai do t’i kërkojë që të mos bëjë më ndërhyrje kirurgjikale.
33-vjeçarja Kerry Miles e ka harxhuar këtë shumë në 6 vitet e fundit për trajtimin e saj dhe procedura si Botoksi, mbushja e buzëve, zmadhimi i gjoksit.
Ajo shprehet se pavarësisht kësaj atë nuk do ta ndalë asgjë në synimin e saj për t’u shndërruar në kukullën e fëmijëve.
Miles, nënë e një fëmije, tregon se u frymëzua nga Barbi pasi kur u rrit ajo ndjehej në depresion rreth pamjes së saj të “mërzitshme”.
Top Channel