Procedura të reja për mbledhjen e borxhit tatimor

01/11/2016 00:00

Për mbledhjen e borxheve tatimore do të përdoren edhe institucine të tjera shtetërore, përjashtuar policinë.

Procedurat e reja tatimore të miratuara përfundimisht në Komisionin e Ekonomisë parashikojnë që pasi të përdoren të gjitha hapat nga administrata fiskale, mund të jenë ente të tjera që kundrejt një tarife që shkon deri në 5 përqind të shumës borxhit, të mbledhin detyrimet e papaguara.

Agjentin tatimor mund ta kryejnë strukturat e përmbarimit shtetëror, ose institucionet që lidhen me shërbime publike. Mbetet për t’u përckatuar lista me aktet nënligjore. 

Në llogaritë e tatimeve në më shumë se 20 vite gjendet një borxh i akumuluar që shkon në plot 1,4 miliardë dollarë.

Top Channel