Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar Gjykatësi federal që ka pasur në shqyrtim disa çështje të lordëve të drogës në Meksikë, përfshirë atë të “el Chapo-s”, është qëlluar për vdekje pranë shtëpisë së tij ndërsa kthehej nga vrapi.
Pamjet filmike të transmetuara nga mediat lokale tregojnë se një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri pas koke 37-vjeçarin Antonio Bermudez Zacarias.
Kreu i Gjykatës Supreme të vendit, Luis Morales bëri një deklaratë ku konfirmonte vdekjen e Zacarias e iu bënte thirrje autoriteteve të hetojnë mbi ngjarjen.
Joaquin “el Chapo” Guzman, shefi i kartelit të rrezikshëm të Sinaloas, konsiderohet nga Departamenti amerikan i Thesarit si trafikanti më i fuqishëm i drogës në botë.
Ekzekutimi i gjyqtarit që trajtonte çështjen e tij vjen në një moment kur për narko-bosin po vendoset për ekstradimin e tij në SHBA.
Top Channel