Siri, rebelët marrin Dabig nga ISIS

16/10/2016 00:00

Pas një beteje të gjatë e cila ka kushtuar humbjen e mijëra jetëve, forcat rebele të mbështetura nga Turqia kanë marrë në duar kontrollin e qytetit strategjik sirian të Dabig.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Britani, ka konfirmuar lajmin se militantet e ISIS janë tërhequr. Qyteti i vogël verior ka vlerë të madhe në luftën e Sirisë.

Ai shtrihet midis Aleppos dhe kufirit turk. Çështja e Sirisë mbetet ende pa një zgjidhje konkrete, edhe pas takimit të fundit të sekretarit amerikan te shtetit John Kerry me homologun rus Sergei Lavrov.

Por në kundërpërgjigje të rimarrjes se qytetit Dabig, nuk vonoi shumë dhe ISIS u kundërpërgjigj. Të paktën tre policë janë vrarë dhe disa persona të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe  në qytetin turk Gaziantep. 

Guvernatori i Gaziantep deklaroi se militantët ishin përgatitur për të sulmuar një qendër kulturore në qytet ku njerëzit po festonin festën Shiite të Ashures.

Top Channel