Pak kohë larg njëri-tjetrit

05/10/2016 00:00

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher janë ndër çiftet më simpatike ne Hollywood. Së fundi, ata janë fotografuar nga paparacët gjatë kohës që kanë dalë për të ngrënë mëngjes në Beverly Hills.

E veçanta është se çifti shihet pothuajse gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri-tjetrit, por këtë herë ata kanë dalë me familjaret e tyre.

Mila Kunis kishte veshur një bluzë që i qëndronte pas trupit, nga e cila dukeshin qartë format e saj të shtatzënisë. Nga ana tjetër Ashton po bisedon me mamanë e tij dhe duket shumë i vëmendshëm në atë çfarë ajo po i tregon.

Mila dhe Ashton janë martuar në një ceremoni të fshehtë vitin e kaluar dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Top Channel