29 vjet pas vdekjes së Dianës, Harry rikthehet në Britani dhe trazon monarkinë
Eva Mendes ka zbuluar tatuazhin që mban në kyçin e dorës dhe që i kushtohet bashkëshortit të saj, aktorit Ryan Gosling.
Aktorja 52-vjeçare e tregoi tatuazhin përmes një postimi në Instagram të dielën, më 30 gusht, ku publikoi një seri fotosh bardh e zi.
Në kyçin e dorës së Mendes është shkruar shprehja “de Gosling”, që përkthehet si “i Gosling” dhe është një shprehje e përdorur në kulturën spanjolle.
Në një nga fotot, aktorja shihet në sediljen e pasme të një makine, ndërsa ngre dorën drejt kamerës, duke bërë të dukshëm tatuazhin. Duke iu përgjigjur një fansi që komentoi pozitivisht për të, Mendes shkroi: “Është e gjitha që kam, e gjitha që kam dashur ndonjëherë”.

Mendes e kishte treguar tatuazhin për herë të parë në rrjetet sociale në shtator të vitit 2022, por në atë kohë nuk kishte dhënë asnjë shpjegim publik për kuptimin e tij. Madje, ajo ende nuk kishte konfirmuar martesën me Ryan Gosling, duke nxitur spekulime për marrëdhënien e tyre.
Eva Mendes dhe Ryan Gosling u njohën në sheshxhirimin e filmit “The Place Beyond the Pines” në vitin 2013. Çifti ka dy vajza, Esme, 11 vjeçe, dhe Amanda, 10 vjeçe.
Në nëntor 2022, Mendes konfirmoi publikisht martesën e tyre gjatë një interviste për emisionin australian “Today”. Duke folur për Gosling, ajo tha: “Të gjithë janë shumë mikpritës këtu, dhe burri im, Ryan, është këtu, dhe ne kalojmë shumë mirë”. Në atë periudhë, Gosling ndodhej në Australi për xhirimet e filmit “The Fall Guy”.
Edhe aktori kanadez ka bërë herë pas here referenca publike për bashkëshorten e tij. Gjatë promovimit të filmit “Barbie” në vitin 2023, ai u shfaq duke mbajtur një gjerdan me shkronjën “E”, të stilizuar me shkronjat karakteristike të filmit. Kur “Entertainment Tonight” e pyeti në qershor të atij viti se çfarë përfaqësonte shkronja, Gosling u përgjigj shkurt: “Eva”.
Top Channel