Më seksi se kurrë, Bebe Rexha feston 37-vjetorin në New York, fotot ‘hot’ që ndezën rrjetin
Bruno Mars dhe Karol G kanë tërhequr sërish vëmendjen e fansave, këtë herë me disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale për të festuar bashkëpunimin e tyre muzikor.
Këngëtari amerikan ndau në Instagram disa imazhe ku shfaqet së bashku me yllin kolumbian, ndërsa postimet e dy artistëve u interpretuan nga ndjekësit si një tjetër sinjal për afërsinë mes tyre. Fotot dhe mesazhet e tyre kanë nxitur menjëherë reagime dhe spekulime në rrjet.

Dy artistët janë bërë bashkë për këngën “Still”, e cila është pjesë e albumit të ri të Karol G, No Me Arrepiento de Sentir Tanto. Bashkëpunimi mori një tjetër moment të veçantë në Los Angeles, ku Bruno Mars u shfaq surprizë në koncertin e Karol G dhe të dy performuan këngën live për herë të parë.

Por janë pikërisht fotot e fundit dhe mënyra e tyre e afërt në publik që kanë bërë fansat të nisin teoritë për një marrëdhënie përtej muzikës.
Në rrjetet sociale, shumë ndjekës kanë pyetur nëse mes dy yjeve ka diçka më shumë se një bashkëpunim artistik, ndërsa të tjerë e shohin gjithë situatën thjesht si pjesë të promovimit të këngës.

Për momentin, as Bruno Mars dhe as Karol G nuk kanë konfirmuar ndonjë lidhje romantike.
Ajo që dihet është se dy këngëtarët po shijojnë suksesin e bashkëpunimit të tyre, ndërsa çdo fotografi e re mes tyre duket se mjafton për të ndezur sërish rrjetet sociale.

Top Channel