Më seksi se kurrë, Bebe Rexha feston 37-vjetorin në New York, fotot ‘hot’ që ndezën rrjetin

30/08/2026 19:22

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka zgjedhur një prej qyteteve më të rëndësishme në jetën e saj për të festuar ditëlindjen e 37-të.

Këngëtarja e ka pritur këtë ditë të veçantë në New York, qytetin ku ka lindur dhe është rritur, duke ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga festimet dhe momentet e saj personale.

Në imazhet e publikuara, Rexha shfaqet me bikini në tarracën e një apartamenti në qendër të New Yorkut, ndërsa pas saj shtrihet panorama karakteristike e metropolit amerikan.

Këngëtarja ka pozuar duke vënë në pah linjat e saj trupore, ndërsa fotografitë kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.

“Gëzuar ditëlindjen për mua”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e postimit, duke shoqëruar fotografitë nga kjo ditë festive.

Zgjedhja e New Yorkut nuk është e rastësishme për Bebe Rexhën. Pikërisht në këtë qytet ajo ka lindur dhe është rritur, përpara se të niste rrugëtimin që do ta çonte në skenat më të mëdha ndërkombëtare.

Në 37-vjetorin e saj, këngëtarja ndodhet gjithashtu në një periudhë aktive në aspektin profesional. Rexha ka vijuar të jetë e pranishme në skenën ndërkombëtare dhe së fundmi ka sjellë në vëmendje edhe projekte të reja muzikore.

Pas një karriere të ndërtuar mes New Yorkut dhe skenës botërore, Bebe duket se ka zgjedhur ta festojë këtë kapitull të ri pikërisht aty ku nisi gjithçka, mes dritave të qytetit që e pa të rritej dhe ëndrrave që më vonë e çuan drejt famës globale./ TAR

Top Channel