
Mijëra vizitorë mbushën rrugët e qendrës historike të Gjirokastrës te djelen ne mbremje për të qenë pjesë e festimeve përmbyllëse të Argjiro Fest 2016, ne edicionin e shtatë të tij. Përveç aktiviteteve të shumta që përmbante programi i tij të pranishmit shijuan më së shumti ansamblet e valleve popullore.
“Gjatë këtij prezantimi patëm dy koreografi mjaft të shkëlqyera. Nuk mund të them që kemi kaluar shumë mirë, se ishim shumë të mirë, por atë e treguan spektatorët”, thotë Remzi Aliu, ansambli “ Burimet e Sharrit”.
Grupi bullgar i Ansamblit Kremikovski të Sofjes ishte një prej kulmeve të mbrëmjes. Realizuar tërësisht prej valltarëve shfaqja e tyre u përcoll me entuziazëm prej publikut.
“ Unë jam këtu së bashku me 24 artistë të tjerë të rinj nga Bullgaria. Ansambli ynë sot foli përmes valleve që vijnë nga tradita e vendit tim. Jam e lumtur që kemi qenë kaq të mirëpritur në cdo pikpamje, si artistë dhe si njerëz. I gjithë grupi e ka shumë për zemër Gjirokastrën”, tha Vaselina Gyesheva, ansambli “Kremikovski”.
Festivali u mbyll rreth mesnatës në sheshin “Çerçiz Topulli” ku qindra pjesëmarrës vallëzuan nën ritme popullore dhe moderne. Eventi, megjithëse nuk ishte njoftuar më parë në kalendarin vjetor, tërhoqi interesin e agjencive turistike.
Top Channel