Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato, mirëqenia fillon nga brenda Jeni mërzitur nga Karaibet? Nga ato plazhet me rërë të argjend, nga palmat dhe ujërat kristal?
Alternativa ekziston në formën e një shëtitjeje eksploruese në platformat gjigante të naftës në Detin e Veriut. Kryqëzori i parë sapo është nisur nga brigjet norvegjeze dhe personave në bord, udhëtimi katër ditor i duket një eksperiencë e rrallë.
“Nuk e besoja se këtu mund të ngriheshin struktura të tilla kaq të mëdha. Është e mrekullueshme, të lë pa fjalë. Jam kaq e entuziazmuar sepse nuk dija pothuajse asgjë për to. Kemi shëtitur nga platforma në platforme, i kam parë të gjitha nga afër, e jashtëzakonshme”, shprehet Karin Somme, turiste.
Njëra prej platformave në fjalë, “Troll A e Statoil” është dhe struktura më e rëndë e këtij lloji e prodhuar ndonjëherë. Ajo ngrihet 200 metra mbi sipërfaqen e detit.
Grupi i 120 turistëve, që të gjithë norvegjezë me përjashtim të një shtetasi gjerman dhe një çifti suedez kanë paguar nga 700 deri ne 3.500 dollarëve për katër ditë në bordin e anijes supermoderne “Edda Fides”.
Udhëtimin e organizonte firma që siguron strehimin e punëtorëve në platformat e naftës. Është thjesht një mënyrë e re të të bërit biznes: Firmat e arit të zi në vend po përpiqen të përballojnë kostot pas tkurrjes së ndjeshme të çmimit të naftës që prej mesit të vitit 2014.
Top Channel