Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Rrjetet sociale, përveç informimit dhe komunikimit mes njerëzve, shpesh përdoren edhe nga persona maniakë seksualë për të futur në gracka viktimat e tyre.
Një skemë të tillë, nëpërmjet një profili të rremë në “Facebook”, ka përdorur edhe një homoseksual. Arben Gjoka, 51-vjeçari ë akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur një të ri 21-vjeçar.
Pasi iu prezantua në “Facebook” si një biznesmen, Gjoka arriti të takojë 21-vjeçarin dhe pas disa takimeve i kërkoi edhe favore seksuale.
Në këtë moment i riu është tërhequr nga shoqëria me 51-vjeçarin, por ky i fundit nisi përndjekjen për të arritur qëllimin e tij. Përveç mesazheve dhe thirrjeve telefonike apo edhe mesazheve në “Facebook”, 51-vjeçari Gjoka, sipas Prokurorisë arriti deri aty sa të bllokonte bravën e derës së banesës të riut.
Ky veprim e detyroi 21-vejçarin ta denonconte dhe policia e arreston Gjokën, dhe më pas gjykata i cakton masën e sigurisë arrest shtëpie për akuzat e ngacmimit seksual dhe përndjekjes.
Por, 51-vjeçari nuk është ndalur as nga masa e arrestit shtëpiak, duke e thyer atë, dhe vijoi përndjekjen ndaj të riut me qëllimin e vetëm për të arritur qëllimin për të cilin ishte refuzuar. Pas këtij veprimi gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj Gjokës nga arrest shtëpie në arrest me burg si dhe i shtohet edhe akuza e largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit.
Tanimë me tre akuza, ngacmim seksual, përndjekje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit, 51-vjeçari Arben Gjoka do të përballet me gjykimin penal në Gjykatën e Tiranës.
Top Channel