Shpërthen Bayern; blen Hummels e Renato Sanches

10/05/2016 00:00

Renato Sanches dhe Mats Hummels janë zyrtarisht futbollistë të Bayern Munchen. Klubi bavarez konfirmoi blerjen e Sanches nga Benfica nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të internetit.

18-vjeçari, Sanches prej kohësh ishte vënë në qendër të vëmendjes edhe nga Manchester United, por në fund ishin kampionët e Gjermanisë ata që mundën të sigurojnë shërbimin e futbollistit, duke derdhur në arkat e Benfikës 35 milionë Euro, shifër së cilës i shtohen edhe disa bonuse të tjera.

“Bayern e ndiqte Sanches për një kohët të gjatë – tha Presidenti, Karl Heinz Rummenige në një intervistë për faqen zyrtare të klubit – Jemi shumë të kënaqur që arritëm në nënshkruanim me të, duke parë se ai kërkohej edhe nga klube të tjera. Renato është një futbollist dinamik dhe një mesfushor me shumë cilësi. Me ardhjen e tij skuadra u përforcua”.

Përsa i përket Hummels, lajmi i transferimit te tij te Bayern u zyrtarizua si nga Borussia Dortmund ashtu edhe nga bavarezet pa dhënë detaje përsa u përket termave financiare të këtij kalimi. Ditët e ardhshme, Hummels pritet të udhëtojë drejt Bavarisë për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe për të firmosur më pas një kontratë 5 vjeçare. Hummels, Kampion Bote me Gjermaninë, luajti 200 ndeshje me Dortmund dhe 46 sfida me përfaqësuesen gjermane.

Top Channel