Nuk i besohet në kampionat, Mario Mitaj merr më në fund minuta me Genoan
Premier League po përgatitet të presë një tjetër sheik. Këtë radhë bëhet fjalë për Liverpulin që është vënë nën shënjestrën e një prej anëtarëve të familjes Mansur nga Abu Dhabi.
Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik Daily Star, sipas të cilit ky investitor është gati të japë më shumë se 700 milionë Paundë për të mbyllur përfundimisht çështjen e blerjes së The Reds. Gjithnjë sipas Daily Star, ky sheik një muaj më parë nisi bisedimet për këtë transaksion duke bërë edhe propozimin e tij.
Për momentin identiteti i këtij investitori nuk bëhet publik, por flitet se ai eshte Sheiku Kalifa, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Pasuria e këtij të fundit vlerësohet 30 miliardë Paund shifër, kjo shumë më e e lartë se pasuria që zotëron pikërisht vëllai i tij, Sheiku Mansur që në vitin 2008 bleu klubin e Manchester Cityt duke bërë investime marramendëse në të.
Klubi i Liverpul vlerësohet me 650 milionë Paund dhe në këtë moment pronar i tij është kompania amerikane e investimeve, Fenway Sports Group. Kjo e fundit e bleu “The Reds” në tetor të vitit 2010 për 300 milionë Paundë dhe që nga ai moment vlera e Liverpulit është rritur vazhdimisht.
Vitin e kaluar; revista Forbes e klasifikoi Liverpulin në vendin e 8 në rënditjen e klubeve më të vlefshme të botës.
Blerja e Liverpulit nga sheiku është një rritje e mundësive për investime të mëdha që do të thotë se Klopp do të ketë në dispozicion një fond të konsiderueshëm për të bërë shpenzime në merkaton e transferimeve, ku objektivi kryesor i anglezëve është Robert Levandovski i Bajërnit të Mynihut.
Top Channel