At Nikolla Marku reagon ndaj akuzave të Mitropolitit të Elbasanit

19/04/2016 12:25

At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse në lagjen “Kala” të Elbasanit, ka reaguar pas akuzave që Mitropoliti i sapozgjedhur i këtij qyteti, Shpatit dhe Librazhdit bëri në drejtim të tij për uzurpim të kësaj kishe.

At Nikolla Marku tha se është zgjedhur me 2.500 firma të banorëve të lagjes “Kala”, ndërsa e cilësoi abuzim Mitropolinë e Elbasanit.

“Mos guxoni t’iu afroni Kishës Shqiptare të Ortodoksisë, sepse gjaku që doni të derdhni do t’ju mbysë juve në mendje dhe në shpirt. Më vjen keq që përfaqësues të dy besimeve fetare ishin aty, si babai i një teqeje edhe përfaqësuesi i Kishës Katolike në Elbasan. Sa keq që e përdorën në mënyrën më të paturpshme, turp për veshjen e tyre. Harmonia fetare nuk varet as nga Andoni, as nga Anastasi. Çdo përpjekje për përçarje do të ndëshkohet nga besimtarët e vërtetë shqiptarë, por edhe ne si kishë”, u shpreh At Nikolla.

At Nikolla Marku shkoi edhe më tej në deklaratën e tij duke akuzuar edhe përfaqësuesit e besimeve të tjera fetare, të cilët morën pjesë në ceremoninë e fronëzimit të Mitropolitit Imzot Andonit. Përpos akuzave të përhershme që At Nikolla Marku bën ndaj Kryepeshkopit Janullatos, këtë herë në këto akuza u përfshi edhe Imzot Andoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA