Nis prishja e ndërtimeve për projektin e Unazës së Vogël

16/04/2016 13:10

Bashkia e Tiranës  ka nisur prishjen e ndërtimeve që preken nga projekti i Unazës së Vogël. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj shprehet se ndërtimi i saj do të përfundojë në një kohë rekord.

“Do përfundojmë në kohë rekord me Unazën që më pas të nisë puna 12-mujore për sheshin Skënderbej”, shkroi kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Ndërkohë që një pjesë e banorëve kanë ndërmarrë vetë iniciativën për prishjen dhe çmontimin e objekteve të tyre.

Në total për këtë pjesë të Unazës parashikohen të prishen rreth 15 ndërtesa. Përfundimi i Unazës së Vogël parashikohet të ndodh para qershorit, kohë kur edhe do të nisin punimet për projektin e sheshit “Skënderbej”.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA