Koleksionin e fotove të dërguara nga hapësira, astronauti i Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA), Tim Peake e pasuroi edhe më tej me disa imazhe të mrekullueshme.

Fotot janë shkrepur natën në kohën e duhur dhe vendin e duhur. Fillimisht shihet Britania e Madhe ku qytetet kryesore si Londra, Mançester dhe Liverpul ndrijnë më shumë mes të tjerave.

Më pas stacioni i ESA-s zhvendoset pak më poshtë duke kapur edhe Francën, e më pas edhe Italinë.

Këto tre imazhe bëhen pjesë e qindra shkrepjeve mahnitëse të këtij astronaut.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel