Treguesit fiskalë janë përmirësuar ndjeshëm në dymujorin e parë të vitit. Ministria e Financave njoftoi se nga të dhënat paraprake rezulton se të ardhurat në buxhet janë rritur me 21%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat, përfshirë kontributet nga sigurimet shoqërore, janë realizuar në masën 103% krahasuar me planin, ose 1.3 miliard lekë më shumë.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën 5.56 miliardë lekë, 27.55 % më shumë se një vit më parë dhe 12.05% më shumë se plani.
Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së sasisë së cigares së importuar me 69% krahasuar me 2015. Rritje me 28% kanë shënuar karburatet dhe shumica e mallrave të akcizës.
Me rënie janë të ardhurat nga renta minerare, minus 42% më pak se palni, të ndikuara nga rënia e çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar.
Nga ana tjetër, shpenzimet për 2-mujorin e vitit buxhetor 2016 u relaizuan në masën 86% të planit.
Top Channel