Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë Po të mos ishte për atë foton standard të të burgosurit, Jeremy Meeks, tashmë në përfundim të dënimit, do të linte institucionin e riedukimit e do t’i rikthehej jetës së vjetër në rrugë.
Dita që përfundoi prapa hekurave, megjithatë, duket se ishte dita e tij me fat. 30-vjeçari i arrestuar për armëmbajtje pa leje fitoi famë të paimagjinueshme, kur fotoja e tij përfundoi online.
Sytë bojëqielli, mollëzat e ngritura dhe nofulla e skalitur çmendën internetin, duke i sjellë nofkën “krimineli i nxehtë”, por edhe afrimin me agjencinë e talenteve “White Cross Management”.
Meeks, tani e tutje do të punojë si model. “Jemi duke i kopsitur gjërat, – tha drejtuesi i ‘White Cross Management’, Jim Jordan. – Jemi në bisedime me disa agjenci modelingu e diskutohet edhe për filma. Mundësi ka shumë”, u shpreh ai.
Vet Meeks nuk e fsheh entuziazmin nga mundësia e rrallë që po i ofrohet. “Do të jem në pozitën të kujdesem për familjen dhe ta ndryshoj jetën rrënjësisht”, tha 30-vjeçari për amerikanen “ABC News”. “Nuk më kishte shkuar kurrë mendja se, dikush mund të interesohej në këtë mënyrë për pamjen time, – shton ai. – Ndaj ndihem me fat për këtë që ndodhi e jam tmerrësisht mirënjohës”.
Top Channel