Brazil, Zika po prek gjithmonë e më shumë foshnje

21/01/2016 13:25

Në Brazil e quajnë “epidemia e Zikës”, emri i virusit përgjegjës për deformimet genetike me të cilat po lindin gjithmonë e më shumë fëmijë në këtë vend.

Që prej muajit tetor janë raportuar gati 4 000 raste të mikrocefalitit. Foshnjet e prekura nga anomalia vijnë në jetë me një kokë shumë të vogël.

Zika përhapet nga pickimi i mushkonjës Aedes aegypti, fajtore edhe për infektimin nga ethet tropikale.

Deri tani, në Brazil prej këtij virusi kanë vdekur 5 foshnje, ndërsa 44 vdekje të tjera janë nën hetim, për të parë nëse përgjegjëse për to është sërish Zika.

Top Channel