Rusia: Në 2015 kemi pritur më shumë emigrantë në botë

19/01/2016 11:10

Rusia është vendi që ka pritur më shumë emigrantë në botë gjatë vitit 2015, ka deklaruar presidenti i Dumës, Sergei Naryshkin.

Duke iu referuar të dhënave të Kombeve të Bashkuara, kreu i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus ka bërë të ditur se në vend janë strehuar mbi 1 milion ukrainas.

“Këta persona po gjejnë mikpritje në territorin tonë pasi u arratisën nga vdekja, varfëria dhe tradhëtia arbitrare e autoriteteve”, ka deklaruar Naryshkin.

Ai ka shtuar se, përgjegjësia për këtë fluks refugjatësh urkainas bie mbi sjelljen kriminale të regjimit të Kievit.

Top Channel