Ai ndryshon fanelën, ajo ngjyrën e flokëve

18/12/2015 00:00

Njëri ndryshon ngjyrën e fanelës sportive, ndërsa tjetra ngjyrën e flokëve. Rikthimi në Itali i çiftit “Satteng” sjell me vete ndryshime jo vetëm sa i përket profesionit të bashkëshortit futbollist, i cili do të rizbresë në fushat e blerta me kuqezinjtë e Milanit, por edhe për ish-velinën italiane.

Tashmë mama, Melissa Satta ka zgjedhur të bëhet bjonde dhe këtë ndryshim ia ka besuar sërish parukierit të besuar. “Duhej një ndryshim i tillë përpara festave të fundvitit”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Ngjyra e re e flokëve është një nga ato që u shkojnë në mënyrë perfekte femrave, sidomos një femre të tillë si ajo me tipare mesdhetare, qoftë për nga lëkura edhe nga sytë.

Kështu nis edhe “revolucioni bjond”, por a mos është ky ndryshim thjesht një ndjekje e asaj që nisi Belen Rodriguez përpara saj? Thonë se “bjondllëku” nuk është vetëm një ngjyrë flokësh, por edhe një mënyrë jetese apo e të qenit dikush. Melissa ka qenë edhe më herët me nuanca bjonde, por këtë herë duket se do të kthehet tërësisht e tillë, apo “alla Marilyn Monroe”.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel