Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Le të shpresojmë që nusja nuk do të jetë ftohur pasi të ketë bërë setin e fotove. Teksa shumica e çifteve luten që të mos bjerë shi në ditën e tyre të dasmës, ky çift ka kërkuar që dita e tyre e veçantë të mbahet kujtim në një ditë bore.
Dëshira e Carly dhe Chris Atwill për dëborë u realizua dhe dasma e tyre u kthye në një atmosferë të mrekullueshme dimri, me 8 inç dëborë.
Fotografi i dasmës, Paul Liddement fiksoi disa pamje të çiftit të porsamartuar në Barnard Castle në Durham.
Bora nisi të bjerë sapo nisi ceremonia e dasmës dhe kur panë vetëm një orë më pas ajo kishte arritur një trashësi. “U kënaqëm kur pamë aq shumë dëborë, ishte magjike”, thotë 30-vjeçari Carly.
Pas ceremonisë ata dolën jashtë dhe nuk e lanë tu ikte rasti për të bërë një set fotosh në dëborë. Edhe vetë fotografi Paul, 36 vjeç, i cili ushtron këtë zanat prej tre vitesh thotë se nuk i kishte ndodhur ndonjëherë të bënte set fotosh dasme në dëborë.
Top Channel