Berlin, Meta: Reforma në drejtësi do çojë në hapjen e negociatave
01/12/2015 14:15
Në Berlin, ku prej tre ditësh ka nisur një vizitë zyrtare, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është takuar me ministrin e Punës dhe deputetë të Parlamentit gjerman.
Meta ka shprehur bindjen se Shqipëria do të hapë negociatat vitin që vjen, duke besuar se miratimi i reformës në drejtësi do të mundësojë një hap të tillë.
“Për këtë është bërë punë e madhe, edhe nga ekspertët e Bashkimit Evropian dhe aktualisht jemi në momentin kur një draft propozimesh për ndryshime kushtetuese i është dërguar Komisionit të Venecias”, ka deklaruar Meta.
Ai ka shprehur besimin e tij se, “ky do të jetë një moment i rëndësishëm për Bashkimin Evropian, për të nxitur hapjen e negociatave me Shqipërinë”.
Top Channel