Gjeorgjia, kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e 16 nëntorit

04/11/2015 14:55

Pas zyrtarimit të kombëtares kosovare, Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar më në fund edhe kundërshtarin e dytë të kuqezinjve për miqësoret e nëntorit. Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku, ka deklaruar se sfida mes Kosovës dhe Shqipërisë do të luhet më 13 nëntor në stadiumin e Prishtinës, ndërkohë që kundërshtari ynë 3 ditë më pas do të jetë Gjeorgjia.

Sekretari Shulku konfirmoi se kjo ndeshje miqësore do të luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Sipas informacioneve, kjo do të jetë ndeshja e fundit që kuqezinjtë e De Biasit do të luajnë në këtë impiant 69-vjeçar, pasi në janar të vitit të ardhshëm do të fillojë procedurat për prishjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA