Përmbytjet, PS: Solidaritet dhe jo përfitime nga situata
13/10/2015 13:40
Banorët e zonave të përmbytura kanë nevojë për solidaritet dhe jo përfitime nga kjo situatë, u shpreh deputetja socialiste Blerina Gjylameti. Në përgjigje të deklaratës së Arben Ristanit, Gjylameti tha se koalicioni i majtë përmbushi premtimet e qeverisë së kaluar.
“U desh të vinte në qeveri koaliconi i majtë për të përmbushur premtimet e doktorit. Sot ësht e rëndësishme të jemi solidar dhe mos të përfitojmë nga situata ku ndodhen këta qytetarë, e rëndësishme të mbështesim punën e shtabit të emergjencave civile. Të gjithë si qytetarë të bëjmë çmos për të dhën ndihmën tonë për të gjithë ata që sot kanë më shumë nevojë se kurrë për solidaritetin tonë”, tha Gjylameti.
Top Channel