5 milionë paundë nga miliarderi i kriptomonedhave, zbulohet shuma e majme që Nigel Farage mori si dhuratë para se të kandidonte në zgjedhjet për kryeministët Kabineti gjerman zyrtarizoi atë që ishte profetizuar prej kohësh në media, ishte pohuar nga vetë kancelarja Angela Merkel dhe politikanë të tjerë vendas, e që priste dritën jeshile të ekzekutivit.
Paketa e ligjeve më të ashpra të azilit u miratua e tanimë do të presë vetëm aprovimin e Dhomës së Lartë e të Ulët të Parlamentit gjerman, ku nuk parashikohen pengesa. Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi i janë shtuar kësisoj listës së vendeve të tjera ballkanike si vende të origjines së sigurtë.
Nga ky moment, procedurat e azilit do të përshpejtohen dhe emigrantët të cilëve u mohohet kërkesa për azil pasi gjykohet se nuk kanë nevojë për mbrojtje, do të kthehen me urgjencë në vendet e tyre.
Deportimet e azilkërkuesve nga Shqipëria e Kosova janë shtuar ndjeshëm, sidomos kohët e fundit në mënyrë që të krijohen sa më shumë hapësira për refugjatët nga Siria e zona të tjera konflikti, që kërkojnë strehim në Europë.
Masat e aprovuara nga qeveria gjermane përfshijnë edhe ndërtimin e shpejtë të qendrave shtesë të pritjes, si dhe një shumë fikse prej 670 eurosh në muaj për emigrantë që do t’i paguhet komuniteteve lokale duke nisur nga viti i ardhshëm.
Paratë e xhepit të përfituara aktualisht nga të ardhurit do të zëvendësohen me shërbime të ndryshme. Për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, rreshtimi në listën e vendeve të sigurta do të shkojë paralelisht me shkurtimin e asistencave për grupet e refugjatëve të mbërritur prej andej.
Qeveria gjermane konsideron se emigrantët shqiptarë, kosovarë e malazezë nuk jane të rrezikuar pasi nuk përndiqen politikisht. E ndërsa për grupe të caktuara azilkërkuesish parashihen shkurtime të dukshme të asistencave, për personat me shanse pranimi të azilit do të synohet integrimi më i shpejtë përmes ndjekjes së kurseve të gjuhës.
Top Channel