5 milionë paundë nga miliarderi i kriptomonedhave, zbulohet shuma e majme që Nigel Farage mori si dhuratë para se të kandidonte në zgjedhjet për kryeministët Ashtu siç parashikuan edhe sondazhet, partitë pro pavarësisë nga Spanja fituan maxhorancën absolute në zgjedhjet rajonale në Katalunja.
Aleanca e forcave pro shkëputjes, bashkë me një parti tjetër të ekstremit të djathtë, që ka të njëjtin qëndrim me to sa i përket shkëputjes apo jo nga Spanja, morën 72 nga 135 vendet e Parlamentit rajonal.
Megjithë shumicën absolute të siguruar në Parlament, nacionalistët në tërësi nuk mundën të tejkalojnë 50 përqind të votave të elektoratit. 1.9 milionë vota shkuan për ta nga 4 milionë votues në total.
Por kjo nuk pengon udhëheqësit e këtyre partive që të këmbëngulin se fitorja e vendeve në Parlament u jep një mandat të qartë për të formuar një shtet të pavarur katalanas.
Lëvizjet pro pavarësisë në Katalunja janë përshkallëzuar vitet e fundit, sidomos pas krizës financiare që goditi Spanjën. Katalunja është rajoni më i pasur i vendit dhe rrymat pro shkëputjes janë nxitur më shumë edhe nga rritja e taksave dhe një sërë reformash shtrënguese financiare.
Megjithatë, Madridi zyrtar ka deklaruar se do të kundërshtojë në Gjykatën Supreme të vendit çdo lëvizje të njëanshme për shkëputje nga ana e Katalunjës.
Aleanca “Junts per Si” (Bashkë për Po) mori 62 mandate në zgjedhje, ndërsa ekstremistët e djathtë të CUP siguruan 10 mandate.
“Ne fituam”, deklaroi presidenti i rajonit dhe njëri prej mbështetësve më të fortë pro pavarësisë, Arturo Mas para mbështetësve në orët e vona të së dielës.
Pas festimeve për fitoren, udhëheqësit e koalicionit fitues deklaruan se do të vazhdojnë përpara me planin për të formuar një shtet të pavarur katalanas.
Top Channel