Pse shkolla duhet të nisë më vonë në mëngjes

24/09/2015 12:00

Mezi zgjohen në mëngjes, dhe nuk përqëndrohen në mësim. Nëse fëmija juaj del me nota të ulëta, ndoshta faji është pikërisht i shkollës. Ose më mirë, ora kur fillon mësimi.

Çfarë duhet bërë?
Në SHBA, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) propozon që shkolla të fillojë më vonë, duke renditur disa arsye.

Rëndësia e gjumit
Tashmë e dimë të gjithë që kush fle mirë dhe mjaftueshëm është më i shëndetshëm dhe më i suksesshëm në aktivitetin e përditshëm. Për rrjedhojë ka pasoja të mira në mësimin e fëmijëve.

Një zgjim i vonë të bën mirë
Notat e këqija mund të vijnë dhe si pasojë e mungesës së gjumit. Sipas ekspertëve të CDC, ky zgjim i vonë jo vetëm që nuk të përjashton nga arsimimi, por i shton cilësi studimit. E nëse për të rriturit orët e para të mëngjesit janë të çmuara, tek fëmijët ndryshon. Drita dhe vëmendja do të ishin maksimale më vonë në mëngjes.

Studimi
Për të konfirmuar teorinë e studiuesve të CDC janë të dhënat e një studimi të kryer me nxënës të moshave 15-16 vjeç. Rezultatet kanë treguar lodhje mendore dhe vështirësi në përqëndrim. Këto të fundit të shkaktuara nga lodhja dhe mungesa e gjumit patologjik.

Top Channel