Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Shkencëtarët kanë zbuluar një specie nga evolucioni njerëzor, që mund të ndryshojë idetë dhe teoritë e qarkulluara deri më tani në lidhje me paraardhësit tanë.
Zbulimi u bë në një sistem shpellash në Afrikën e Jugut, ku studiuesit gjetën 15 copa skeleti. Studimi, i publikuar në revistën “Elife”, sugjeron se këto specie ishin në gjendje të arsyetonin.
Speciet, të pagëzuara me emrin Naledi, janë klasifikuar në grupin Homo, pjesë e të cilit është edhe njeriu modern.
Shkencëtarët që kanë bërë zbulimin thonë se e për momentin nuk kanë mundur të identifikojnë një brez kohor se kur mund të ketë jetuar Homo Naledi, por profesori Lee Berger, udhëheqësi i studimit, tha për BBC se beson që kjo specie ka jetuar në Afrikë rreth 3 milionë vjet më parë.
Top Channel