Njihuni me gjyshen që është kthyer në adoleshencë

06/09/2015 13:00

Baddie Winkle është e moshuara më e famshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo vetëm falë veshjeve të saj. Ajo është aq e famshme saqë javën e kaluar ajo u pa në një foto së bashku me këngëtaren Miley Cyrus, gjatë MTV VMA, në Los Angeles.

87-vjeçarja ndiqet në Instagram nga vetë Cyrus, Nicole Richie apo Rihanna. Ajo thotë se ka nisur të vishet si adoleshente pasi i vdiq bashkëshorti dhe djali.

Stërgyshja, e cila jeton me mbesën e saj, thotë se ideja i lindi kur një ditë veshi rrobat e stërmbesës së saj Kennedy dhe kur e vogla u kthye nga shkolla, i tha stërgjyshes se dukej “shumë lezetshëm”.

Që nga ajo ditë, veshjet e 87-vjeçares ndiqen me kërshëri nga 1.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA