Studimi, çiftet kryejnë më pak marrëdhënie seksuale

07/08/2015 00:00

Çiftet gjithnjë e më tepër kanë më pak marrëdhënie seksuale. Një kërkim me mbi 6 mijë të rritur britanikë ka treguar se 51% e tyre nuk kanë pasur marrëdhënie në muajt e fundit, ndërsa 45% janë shprehur se janë të kënaqur me jetën seksuale.

Sipas studiuesve, në ditët e sotme çiftet janë nën presion të madh. Ky presion, sipas tyre, vjen nga interneti, librat, filmat apo revistat, që dëshirojnë t’iu tregojnë se si “duhet të bëhet”.

Përballë këtij “bombardimi” me informacione çiftet vendosen t’i shmangen seksit. Një fakt që mbështet këto rezultate është edhe se gjatë vitit të kaluar janë zhvilluar mi 20 mijë terapi për çiftet të cilët nuk janë të kënaqur me jetën seksuale.

Sipas Cate Campbell, një terapiste psiko-seksuale ka thënë se njerëzit në ditët e sotme janë shumë të angazhuar, sa kanë filluar të planifikojnë edhe kohën kur duhet të kenë marrëdhënie, ndërkohë që seksi duhet të jetë diçka që vjen natyrshëm dhe jo me orar.

Top Channel