Francezët dëbojnë mbretin saudit
03/08/2015 00:00
E kishte planifikuar të pushonte në Francë deri më 20 gusht, por në fakt mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdelaziz Al Saudha, është larguar prej andej duke mbyllur vetëm 8 ditë pushime.
Arsyeja ka qenë një peticion i qytetarëve francezë me 150 mijë firma, që autoritet lokale kishin marrë masat për të mbyllur plazhet publike që ndodheshin pranë rezidencës së sovranit në zonën e Ballauris Golfe-Juan.
Protestuesit kërkuan largimin e tij që prej ditës së parë dhe në krye të tyre ishte edhe një politikan i njohur si Philippe Castane.
Top Channel