Obama i bën thirrje Britanisë së Madhe të qëndrojë në BE

24/07/2015 00:00

“Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë në Bashkimin Europian në mënyrë që të vazhdojë të ketë ndikim në skenën botërore”, tha të enjten për BBC-në presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.

Presidenti amerikan e vlerësoi së tepërmi rolin e Britanisë së Madhe jo vetëm në Bashkimin Europian, por edhe më gjerë, duke e cilësuar atë si një nga partnerët më të mirë të SHBA-ve.

“Qëndrimi i Britanisë së Madhe në BE na jep më shumë besim në lidhje me fuqinë e bashkimit transatlantik. Britania është një nga partnerët më të rëndësishëm të Amerikës në lidhje me gatishmërinë e saj përtej interesave vetjake”, tha Obama.

Ai shtoi se Bashkimi Europian e ka dhënë një ndihmesë të rëndësishme për ta bërë botën më të sigurt dhe të begatë.

Obama vlerësoi edhe punën e bërë deri tani nga qeveria “Cameron” për respektimin e objektivave të NATO-s për të shpenzuar 2% të GDP-së në fushën e mbrojtjes. Ndërsa mohoi të ketë ushtruar presion mbi Cameron për të përmbushur këtë objektiv. Megjithatë, ai tha se nuk kishte një “bisedë të ndershme” midis dy liderëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA