Laureati i Çmimit Nobel dorëhiqet nga Universiteti i Londrës

11/06/2015 00:00

Laureati i çmimit Nobel, Tim Hunt dha dorëheqjen nga pozicioni i tij i profesorit të nderit në universitetin britanik UCL, pas komenteve për rolin e femrave në shkencë.

72-vjeçari Hunt tha gjatë një konference shkencore se, gratë në laboratorë janë emocionale, qajnë kur kritikohen dhe bien në dashuri me kolegët e tyre meshkuj.

“Më vjen keq për komentet e mia, por në fakt ashtu e mendoj vërtet”, tha Hunt për BBC.

University College London nxori një deklaratë ku sqaronte se ishte i pari në Angli që kishte pranuar studente femra në kushte të barabarta me meshkujt, dhe se beson që ky veprim është në përputhje të plotë me angazhimin e tij për barazinë gjinore.

Top Channel