Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë…
Një pasanik kinez fitoi betejën ligjore me një agjenci martesore, pas dështimit të kësaj të fundit për t’i gjetur “gruan e ëndërrave të tij”.
Biznesmeni i njohur vetëm si Mr. Zhang, rreth 40 vjeç pagoi para 5 vitesh 1 milion euro në këmbim të gjetjes së një vajze “të ëmbël, të re dhe të pastër”.
Shuma e madhe e parave vendosi menjëherë në lëvizje kompanine që për pesë vite u përpoq t’i gjejë kandidaten e dëshiruar prej tij. Për këtë qëllim, vetë kompania ndërmori një fushatë kërkimi, madje edhe duke publikuar spote në televizione kombëtare, njoftime në revista, gazeta e nëpër rrjetet sociale.
Rezultati? Tetë kandidatet që i “përafroheshin” kritereve, u refuzuan nga biznesmeni tekanjoz.
I lodhur nga kjo, 2 vjet më parë Mr. Zhang paditi kompaninë për dështim në gjetjen e gruas së ëndrrave. Gjykata në atë kohë i kërkoi kompanisë rikthimin e 200 mijë eurove, ndërsa kompania u zotua se do të vazhdonte kërkimet për gjetjen e partneres së 40-vjeçarit brenda 24 muajve.
Por edhe kjo kohë kaloi pa asnjë rezultat, megjithëse në audicione u përfshinë qindra femra, thuajse nga e gjithë Kina dhe si pasojë, gjykata dënoi kompaninë për “dështim në përmbushjen e kritereve të kontratës së nënshkruar” me Mr. Zhang, i cili mori mbrasht gjithë shumën “e investuar” në fillim.
Top Channel