Beqarët britanikë nuk kursejnë për takime

01/06/2015 00:00

Beqarët britanikë shpenzojnë më shumë për një takim, se sa ata të shteteve tjera. Kërkimet e fundit kanë treguar se ata shpenzojnë 120 paund për një takim, ku përfshihen darka, dhuratat, veshjet dhe grimi.

Të dytët renditen italianët të cilët shpenzojnë 43 paund për një takim, të cilët pasohen nga gjermanët me 39 paund dhe francezët me 31 paund për takim.

Për vitin 2014, britanikët kishin shpenzuar 175 milionë paund për dhurata, një rritje e ndjeshme karahasuar me vitin 2013 ku shuma e shpenzuar për këtë gjë ishte 120 milionë.

“Është diçka e bukur të shikosh që Britania vazhdon të investojë më shumë në romancë, se sa shtetet tjera. Duket se beqarët britanik i japin shumë rëndësi takimeve, pasi shpenzojnë shumë më tepër për një takim se sa beqarët e vendeve tjera”,- është shprehur Karl Gregory, drejtor për Britaninë e Madhe të “match.com”.

Top Channel