BE ndalon asgjësimin e rrobave të pashitura, kompanitë detyrohen t’i shesin ose t’i dhurojnë Pasi të shihni këtë video shokuese, do të mendoheni dy herë para se të përdorni telefonin teksa ecni në rrugë. Policia e Lozanës në Zvicër ka krijuar një video ku shfaqet Jonas, një 24- vjeçar.
Ai ecën i shkujdesur në rrugë, duke qenë tërësisht i fokusuar në smartphone-in e tij.
Rrëfyesi i historisë në video e përshkruan Jonas si një i ri që i pëlqen hip-hop dhe R’n’B, si dhe të bisedojë me miqtë. Një moment më vonë, Jonas, i cili vazhdonte të merrej me telefonin e tij, kalon rrugën ku e përplas një makinë dhe ai zhduket nga kamera.
Dëshmitarët ulërasin, para se klipi të ndërpritet nga rrëfyesi, që në fund kuptohet që është drejtuesi i një agjencie funerale.
“Shpërqëndrimi është faktor i një prej 4 aksidenteve rrugore që ndodhin në Zvicër. Të dëgjosh muzikë apo të flasësh në telefon i kufizon përdoruesit nga mjedisi i jashtëm, dhe më e prekur është grupmosha nga 15-30 vjeç”, thotë policia e Lozanës.
Klipi, i titulluar “Të bësh magji në trafik me një smartphone” që nga 5 maji është klikuar më shumë se 96 mijë herë.
Top Channel