Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Dy drejtues të policisë së Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë janë arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes në Tiranë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Bëhet e ditur se personat e ndaluar janë Nevila Mamo, me detyre shefe e Logjistikës në Komisariatin e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe Genci Reçi, ish-Shef Shtabi në këtë komisariat. Dy personat e ndaluar akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se arrestim i tyre u krye si rezultat i një hetimi disa mujor nga SHÇBA-ja, Tiranë, në bashkëpunim me njësinë Task-Forcë, në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.
Shtetasit e mësipërm nëpërmjet mekanizimit të falsifikimit të dokumenteve kanë abuzuar me detyrën duke shpërdoruar fondet publike për një periudhë 2-vjeçare, thuhet në deklaratë. Dëmi ekonomik i shkaktuar buxhetit, është mbi 6 milion lekë të rinj.
Shërbimet e Brendshme vazhdojnë hetimet për të zbardhur nëse në këtë skemë korrupsioni ka emra të tjerë efektivësh të përfshirë.
Top Channel