Jeta jashtëtokësore, NASA: Për 20-30 vjet do të kemi fakte

09/04/2015 00:00

Zbulimi i jetës jashtëtokësore, ndoshta ngjarja më emocionuese në historinë e njerëzimit, mund të kthehet në realitet të afërt edhe për banorët e tanishëm të planetit, kështu deklaroi shkencëtarja njëkohësisht edhe shefja e NASA-s, Ellen Stofan.

Diskutimi u mbajt gjatë një mbledhjeje të organizuar nga agjencia më e madhe hapësinore, posaçërisht për gjetjen e gjurmëve të një jete në një planet tjetër.

“Unë mendoj se ne do të kemi indikacione të forta të jetës përtej Tokës brenda një dekade, ndërsa pas thuajse 20 apo 30 vitesh do të zotërojmë prova definitive për këtë gjë. Ne dimë sesi t’i gjurmojmë jashtëtokësorët, në shumicën e rasteve kemi teknologjinë e duhur dhe mendoj se jemi në rrugën drejt zbulimit të madh”, tha Stofan.

NASA beson se një zbulim i tillë do të ndodhë aq shpejt, saqë nuk do të ndodhë në hapësirën e madhe, por shenjat e tyre të ekzistencës do të vihen re nga sistemi ynë diellor apo rruga e qumështit.

Është një numër i konsiderueshëm arsyesh që grupi shkencor bazohet, ku më kryesorja është gjetja e provave të vazhdueshme se në planetët, si Saturni, Jupiteri apo Mërkuri ka shenja të qarta burimesh ujore. Një tjetër arsye është se NASA ka zbuluar disa planetë që i ngjajnë Tokës, paksa shkëmborë dhe me klimë të butë.

Pra, sipas grupit shkencor problemi nuk është për të identifikuar vendet ku ka jetë tjetër, sepse ka disa si to, ndaj edhe NASA është optimiste, duke mos kërkuar nëse ka gjurmë jete, por kur do të bëhen të prekshme për ne.

Top Channel