12 mijë shishe shampanje, imagjinatë dhe vullnet. Këto i kanë mjaftuar një arkitekti 52-vjeçar rus për të ndërtuar një shtëpi prej ‘qelqi’.

Hamidullah Ilchibaev tërhiqej nga idetë për të ndërtuar diçka të veçantë dhe përdorte shpesh shishet bosh për t’u dhënë formë objekteve në përmasa të vogla.

Njëri prej djemve të tij i dha idenë për të ndërtuar një shtëpi me mure shishesh. Në atë kohë 52-vjeçari qeshi, por ndarja nga jeta parakohe e djalit të tij, në moshën 18-vjeçare, e bindi për ta ndërtuar një banesë të tillë në kujtim të tij.

Shtëpia ka një bazament normal. 12 mijë shishet janë përdorur për të ndërtuar muret anësore. Në brendi ajo ofron një ngrohtësi më të madhe edhe se muret tradicionale të përdorura në këtë zonë, kryesisht prej druri.

Me një hapësirë prej 100 metër/katror, shtëpia mund të mobilohet sipas dëshirës dhe pa frikën se do të shembet një ditë, pasi shishet janë të vendosura horizontalisht dhe nëse ndonjëra thyhet, zëvendësohet lehtësisht.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel